6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus nga 407 testime dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë regjistruar 3 në Tiranë dhe nga një në Fier, Delvinë dhe Vlorë. Janë 258 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.


Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 275.372 raste, prej tyre 271.617 janë shëruar, 258 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.

Lexo edhe

Video