Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

6 profesione në të cilat mund të visheni sipas dëshirës

6 profesione në të cilat mund të visheni sipas dëshirës

Ka persona që ndihen fatlumë kur kanë një punë të cilën është e caktuar se çfarë të veshin, për shkak se, mendojnë që kjo ua redukton humbjen e kohës, për të menduar se çfarë do të veshin për ditën e ardhshme. Për të tjerët, moda është formë personale e të shprehurit. Ata mezi presin që të nesërmen të duken komplet ndryshme dhe nuk duan që të gozhdohen nga rregullat strikte të kodit të veshjes në një kompani. Nëse bëni pjesë në këta të fundit, janë 6 profesione, ku mund ta shprehni gjithë kreativitetin edhe përmes veshjes.

Dizajner/e mode

Nëse e doni modën atëherë dhe keni kontroll të plotë mbi veshjet tuaja, atëherë përse të mos bëheni stilist/e dhe t’i bëni vetë rrobat tuaja? Kjo është një industri konkurruese, kështu që nëse keni pasion, merrni një diplomë në dizajn mode. Përveç kësaj, mund të bëni edhe trajnime në biznes dhe marketing, për të ditur ta menaxhoni atë që keni filluar ta bëni dhe kur filloni të shisni.

Fotograf/e

Përderisa disa fotografë tregtarë apo të lajmeve mund të punojnë për organizata dhe kanë kode të veçanta të veshjes, shumë fotografë punojnë në një studio të vogël, apo zotërojnë biznesin e tyre, duke u dhënë atyre liri në përzgjedhjen e veshjeve. Meqenëse, fotografët shpesh udhëtojnë jashtë vendit për xhirime dhe lëvizin shumë për t’i bërë ato, veshja është elementi thelbësor për t’u ndierë rehatshëm. Megjithatë, meqenëse është një fushë krijuese, ka hapësirë për origjinalitet në veshje.

Publicist/e


Meqenëse shumë publicistë punojnë me persona të profilit të lartë ose të famshëm, është shumë e rëndësishme që përveç që të jeni të përgatitur në aspektin profesional, edhe në atë të modës. 

Spikerë të radios

Si spiker i radios, zëri është mjeti kryesor shprehës. Pamja është më pak e rëndësishme, kështu që në këtë profesion mund të visheni më me rehati. Tashmë me transmetimet e emisioneve të radiove në internet, mbase duhet të kujdeseni më shumë për dukjen se sa për rehatinë, por gjithsesi nuk është e nevojshme që të vishni kostum.

Software engineer

Sipas të dhënave të fundit, lista e vendeve të punës për inxhinierë të programeve është rritur shumë kohëve të fundit. Për shkak të kërkesës së lartë, kompanitë konkurrojnë për talentin. Punonjësit e tillë, shpenzojnë orë të gjata duke krijuar aplikacione për kompjuterë dhe pajisje të tjera, kështu që veshja e rehatshme është thelbësore.

Shkrimtar/e

Një përqindje e madhe e shkrimtarëve janë të vetëpunësuar, duke u dhënë atyre autoritet në zgjedhjet e tyre të veshjeve. Ata që punojnë nga shtëpia kanë shumë liri, madje të mos i ndërrojnë rrobat e natës fare, ndërsa kur kanë ndonjë intervistë, mund të vishen më zyrtarisht ose të formojnë stilin e tyre që përputhet me mjedisin ose kulturën e detyrës. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: