6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19

6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi i vitit 2020, kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka shkuar në 62 mijë e 782 raste.

Shkak i infektimit të virusit korona kanë humbur jetë 1 mijë e 528 persona.

Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani 54 mijë e 440 persona janë shëruar nga infektimi me koronavirus.


Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.  Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç).  Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.