6 alpinistë vdiqën derisa po ngjiteshin në vullkanin më të lartë aktiv në Euroazi

6 alpinistë vdiqën derisa po ngjiteshin në vullkanin më të lartë aktiv në Euroazi

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një përpjekje për t’u ngjitur në vullkanin më të lartë aktiv në Euroazi, në jug të rajonit Kamçatka të Rusisë, njoftuan mediat lokale.

Shpëtimtarët nuk kanë mundur të arrijnë gjashtë alpinistë të tjerë në vullkanin Kluçevska Sopka për shkak të motit të keq.

Besohet se dy alpinistë gjetën strehim në një kamp në 3300 metra mbi nivelin e detit dhe katër në një tendë në 4000 metra. Të gjithë pjesëmarrësit e ekspeditës janë me kombësi ruse.

Një grup prej 12 anëtarësh, duke përfshirë dy udhërrëfyes, filluan udhëtimin e tyre drejt vullkanit 4,754 metra të lartë të martën, raportuan mediat lokale, siç raportohet nga BBC.


Besohet se katër ditë më vonë, të shtunën, katër alpinistë vdiqën në një lartësi prej rreth 4000 metrash dhe dy të tjerë menjëherë pas kësaj.

Njëri nga guidat ka raportuar se ka thyer këmbën, ndërsa gjendja e alpinistëve të tjerë nuk dihet.

Kluçevska Sopka, maja simetrike e së cilës ngrihet lart mbi Gadishullin Kamçatka, është një nga vullkanet në atë territor që ka statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Disa komunitete lokale e konsiderojnë atë një vend të shenjtë.

Lexo edhe

Video