562 raste aktive me COVID-19

562 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 562 raste aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një rast të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe për 17 raste të reja pozitive me këtë virus.

Ndërkohë që në vend prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të dhënat:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


ℹ Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.                                    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 562.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lexo edhe

Video

error: