56 të arratisur nga burgjet nga viti 2007 deri më tani, Sallahu: Mund të ndodhë edhe në të ardhmen
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

56 është numri i të burgosurve që janë arratisur, larguar dhe nuk janë kthyer nga vikendi në Institucionet Korrektuese, në periudhën kohore nga viti 2007 deri më tani. 27 prej tyre nuk janë kthyer nga vikendi, 12 të tjerë janë larguar, derisa të tjerët janë arratisur në mënyra të ndryshme.

Kështu u tha sot në një konferencë për media e thirrur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Duke iu referuar rasteve të fundit të largimeve nga burgu të Faton Hajrizit dhe të burgosurit tjetër me inicialet U.M, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu u arsyetua se këto ikje kanë ndodhur si shkak masave jo të larta të sigurisë në Institucionet Korrektuese, pasi ata kanë qenë në tipe të hapura.

Ai tha se të burgosurit që mbajnë dënimet në llojin e tipeve të hapura të institucioneve, e kanë më të lehtë të shfrytëzojnë mundësinë për tu arratisur.

Derisa përmendi këto arsye, ai tha se mund të ketë arratisje në vazhdimësi.

Sallahu tha se me kapjen e tyre, do tu largohen të gjitha privilegjet duke i kthyer në tipe te mbyllura me siguri të lartë dhe ndaj të njëjtëve do të iniciohet procedurë penale.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se nga viti 2007 deri tani 56 të burgosur janë arratisur, larguar dhe nuk janë kthyer nga vikendi.

Ai tha se disa prej tyre janë kthyer vullnetarisht dhe disa të tjerë janë arrestuar, për çka tha se nuk ka të dhëna të sakta rreth këtyre.

Edhe Dibrani potencoi se masat ndaj të burgosurve në tipe të hapura dhe lehtësirat që ata kanë, po ndikojnë në arratisjet e tyre.

Dibrani tregoi se dy të larguarit nga burgu kohëve të fundit, Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj, e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të vikendit në shtëpi.

Më 6 korrik të këtij viti, nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës është arratisur për herë të nëntë Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus të UNMIK-ut.

Ndërkaq, Ujkan Mataj i dënuar më 11 vjet burgim kishte ndihmuar Kamer Metajn të grabisë një bankë në Istog, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Izet Demaj si dhe grabitësi i bankës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024