55-vjeçari ngacmoi dy të mitura në autobus, arrestohet

55-vjeçari ngacmoi dy të mitura në autobus, arrestohet

Të premten rreth orës 21:00, hetuesit policorë të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.


Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vendi u trondit ditën e sotme edhe nga një sulm seksual që kishte ndodhur të martën në Pejë por që u publikuar vetëm sot nga vetë viktima që shfaqi dhe videon.

Alpinistja Mrika Nikqi u bë viktimë e një 25-vjeccari me inicialet F.B., i cili është arrestuar gjatë së premtes.

Lexo edhe

Video