50 vjetori e gjen Universitetin e Prishtinës me shumë mangësi

50 vjetori e gjen Universitetin e Prishtinës me shumë mangësi

Edhe pas pesë dekadave pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, ky institucion vazhdon të përballet me shumë sfida. Mungesa e stafit akademik, laboratorëve, infrastrukturës së nevojshme janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat përballen studentët e Kosovës. E pas këtyre studimeve, ata nuk arrijnë të gjejnë punë pas diplomimit. Kështu thonë profesorët universitarë, sipas të cilëve shoqëria asnjëherë nuk e ka pasur prioritet arsimin.

Marjan Dema, i cili udhëheq Rektoratin e Universitetit të Prishtinës pohon për KosovaPress, se UP-ja po vazhdon të përballet me shumë vështirësi. Sfida këto me të cilat siç thotë ai u përballë që nga themelimi.

Dema zotohet se që nga themelimi i saj, Universiteti i Prishtinës tani është duke kaluar ditët më të mira, megjithatë tregon se ka ende shumë për të bërë.

Një gjë të tillë e thotë edhe profesori universitar, Ibrahim Berisha, ku rritja e cilësisë në studime dhe përgatitja e studentëve është një prej sfidave kryesore.

Berisha madje thotë se arsimi nuk është prioritet për shoqërinë kosovare.

Ai kujton edhe presionin e madh që ka pasur UP në vitet e 80-ta, atëherë kur masivisht po burgoseshin profesorët e studentët.


Universiteti i Prishtinës këto ditë shënon javën e 50 vjetorit të themelimit. Ky institucion ka 14 njësi akademike  me mbi 40 mijë student. UP është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969.

 

 

 

 

 

Lexo edhe

Video

error: