Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

5 viktima në Shqipëri, rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja

5 viktima në Shqipëri, rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3511 testime, nga të cilat 833 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 506 të tjerë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, etj.


Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri kanë konfirmuar  72,274 raste, prej tyre 43,890 janë shëruar, 27,069 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1315.

Lexo edhe

Video

error: