5 mënyra rrjetëzimi për një introvert

5 mënyra rrjetëzimi për një introvert

Rrjetëzimi është gjithçka kur bëhet fjalë për fitimin e një vendi pune dhe ngritjen në karrierën tuaj. Së pari, le të sqarojmë disa ide të gabuara në lidhje me introvertët. Introvertët nuk janë në të vërtetë të pasigurte ose anti-social siç mendohet nga disa njerëz. Në fakt, shumë introvertë janë mjaft tipa social. Çdo njeri ka nevojë për një sasi të caktuar kohe për të fituar energjinë e duhur.

Mirëpo të qenit introvert i vështirëson disa gjëra. Bisedat e vogla nuk vijnë lehtë, dhe shpesh duket e vështirë të krijosh raporte me njerëz të rinj. E për të zgjeruar rrjetin tuaj të njerëzve ju duhet të merrni pjesë në ngjarje dhe evente ku keni mundësi të takoheni me njerëz të rinj.

Akademi Pune disa këshilla dhe zakone që mund të ju ndihmojnë  të depërtoni në anën sociale të karrierës suaj:

Bëhu vetvetja

Kjo mund të tingëllojë si klishe, por është shumë e rëndësishme ta pranoni veten ashtu si jeni dhe të keni besim në atë që bëni. Nëse ndiheni më të qetë në grupe të vogla, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Çelësi është të kuptoni përparësitë tuaja. Për shembull, si një introvert mund të jeni në gjendje të krijoni marrëdhënie më të gjata. Ju mund të përqendroheni në ato që kanë vërtet rëndësi.

Përgatituni


Para se të shkoni në një ngjarje shoqërore, kaloni disa minuta duke menduar për atë që dëshironi të mësoni nga të tjerët. Keni disa pyetje të gatshme për të pyetur njerëz të rinj, të tilla si “Si filluat karrierën tuaj?” ose “Cili është pasioni juaj? Nëse nuk jeni të sigurtë kur bisedoni sy më sy, nuk ka asgjë të keqe të shkruani pyetje dhe t’i praktikoni ato para kohe. Gjithashtu, mendoni për përvojat personale që dëshironi të shpalosni me të tjerët.

Filloni me hapa të vegjël

Mos ngurroni të filloni një bisedë me dikë tjetër edhe nëse ndiheni të pasigurte fillimisht. Sipas psikologut Mihaly Csikszentmihalyi, njerëzit janë më të lumtur kur bëjnë diçka që është jashtë zonës së tyre të rehatisë. Për shembull, në një event ecni tek një person i panjohur me mikun tuaj së bashku. Filloni bisedën dhe lëreni shokun tuaj të udhëheq  bisedën. Pasi ta keni bërë këtë disa herë, vazdoni bisedën më tej.

Përqendrohuni në ndërtimin e marrëdhënieve          

Pavarësisht stilit tuaj të rrjetëzimit, është mirë të përqendroheni në ndërtimin e marrëdhënieve. Normalisht se nuk pritet që të merrni një vend pune brenda një nate. Rrjetëzimi është një art. Përqendrohuni të ndihmoni të tjerët, të dëgjoni dhe të ndërtoni thjesht një miqësi. Kjo formë e rrjetëzimit duke krijuar miqësi të shëndosha, padyshim që do të ketë rezultate pozitive për ju.

Sfidojeni veten

Mendoni se si mund ta sfidoni veten për të dalë sadopak jashtë zonës suaj të rehatisë. Këtë mund ta bëni duke marrë pjesë në trajnime dhe evente të ndryshme ku mundësitë për të zhvilluar aftësitë tuaja sociale janë të shumta. Me krijimin e lidhjeve të reja shoqërore dhe profesionale, ju arrini të krijoni një urë lidhëse për karrierën tuaj./AkademiPune/

Lexo edhe

Video

error: