5 mënyra për të sjellë humor në intervistën e punës

5 mënyra për të sjellë humor në intervistën e punës

Kur buzëqeshni, vazhdoni të buzëqeshni! E gjithë bota është me ju.

-Louis Armstrong

Qofshi rekruterë ose jo, imagjinoni sikur i keni dy kandidatë dhe duhet të vendosni se cilin ta punësoni! Njëri i ka të gjitha aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara, por ai është shumë i mërzitshëm në intervistë, sepse ngjan në një robot. I dyti gjithashtu ka aftësitë e duhura dhe në intervistë keni kaluar shumë mirë duke biseduar me të, madje gjatë intervistës kishte shumë të qeshura. Cilin do ta pranonit në punë?

Për sa kohë që nuk po kërkoni dikë për të punuar nga shtëpia, zgjidhja e dytë do të ishte opsioni i duhur. Prandaj, nëse je dikush i cili është duke kërkuar punë, ta keni parasysh që përdorimi i humorit gjatë intervistës është një mënyrë e mirë për t’u dalluar, për të mbetur në kujtesë dhe argëtoheni gjatë “procesit sfidues” që është kërkimi i punës.

Akademi Pune sjellë për ju 5 mënyra për të pasur një qasje më humoristike në intervistën tuaj të ardhshme, sipas Andrew Tarvin, inxhinieri i humorit i pari në botë dhe autor i librit “Humor That Works: The Missing Skill for Success and Happiness at Work”.

Flisni me dikë që ju promovon

Mënyra sesi e sfidoni bisedën dhe çfarë mendësie keni, mund ta përcaktojë mënyrën se si ju përformopni, kështu që sigurohuni që e juaja është pozitive! Përpara intervistës, komunikoni me shokët ose familjarët, të cilët ju promovojnë duke ju treguar se sa të mirë jeni. Këta janë personat që i shohin anët e mira edhe kur diçka që keni nuk duket edhe aq mirë, sepse në këtë mënyrë jua rrisin vetëbesimin. E mos flisni me personat që ua hedhin dobësitë dhe gjërat negative që i keni bërë që nga shkolla e mesme.

Buzëqesh

“E qeshura është distanca më e shkurtër në mes dy personave”, kështu thotë Victor Borge artisti danezo-amerikan. Ndërsa, shkencëtarja e neurobiologjisë Susan R. Barry, thotë që kur shohim dikë duke buzëqeshur, neuronet pasqyruese në trurin tonë na shtyjnë edhe neve që t’i reflektojmë sjelljet e tyre. Kështu që, kur i qeshim intervistuesit, me shumë gjasë edhe ai do të na kthejë atë buzëqeshje, kjo është lidhja e parë që e krijojmë me të.

Një studim nga Instituti Kanadian për Hulumtime të Avancuara sugjeron që gjuha e trupit mund të ketë ndikim të madh në disponimin tonë, që do të thotë se nëse e merrni qëndrimin e duhur, mund t’ju bëjë më të lumtur, përveç asaj që askush nuk dëshiron që të punojë me dikë i cili ka temperament të keq.


Përgjigjuni me storje

Në disa pyetje përgjigjuni me ngjarje në vend që të jepni përgjigje vetëm me një ose dy fjalë. Me anë të storjeve që tregoni, do të ndani detaje të cilat e ngjyrojnë bisedën dhe krijojnë edhe më shumë lidhje me intervistuesin.

Për shembull, në vend që të thoni “Kam punuar në pozitën “project manager” në kompaninë XY”, mund të thoni diçka të tillë si “Kam filluar të rritem në karrierë në kompaninë e akullore XY, që i bën akulloret më të mira në planet. Por kam dashur gjithmonë të punoj në kompaninë XY (kompania e kaluar). Fillova fakultetin për të studiuar për shkenca dhe inxhinieri, pastaj fillova të punojë si “project manager” pasi u diplomova.

Pas kësaj, intervistuesit mund të kenë shumëçka për të pyetur, për universitetin, për firmën e akulloreve, ose për diçka tjetër të rrugëtimit tënd. Biseda e rrjedhshme është shumë më e bukur sesa një me pyetje të strukturuara.

Bëni pyetje për kulturën

Kandidatët pothuajse gjithmonë harrojnë që intervista e punës nuk është vetëm “mjet” përmes të cilës kompania vendos nëse do t’i pranojë ato, por edhe një mënyrë që ata ta kuptojnë nëse duan të punojnë për atë kompani. Kështu që, nëse po kandidoni, është më mirë që ta përcaktoni nëse njëmend kompania është vendi i duhur për ju duke ju bërë pyetje për kulturën e kompanisë.

Një pyetje si “Kur është hera e fundit që ke qeshur në punë” mund t’ju ndihmojë ta kuptoni nëse njerëzit aty duan apo s’duan që të argëtohen. Përgjigjja si “Ne qeshim gjatë gjithë kohës.” Pastaj kur ata fillojnë që ta tregojnë historinë pse kanë qeshur, është një shenjë e mirë. E në anën tjetër, nëse ata ndalen të mendojnë se kur me të vërtetë është hera e fundit që kane qeshur, mateni veten!

Vazhdoni me humor

Procesi i kërkimit të punës nuk përfundon me përfundimin e intervistës. Kur dërgoni email falënderues, përfshini ndonjë “link” për diçka që është për të qeshur, që do t’i bëj intervistuesit t’ju kujtojnë. Kjo e bën punëdhënësin që t’ju vlerësojë, i forcon akoma më shumë lidhjet dhe i jep të kuptojë që nuk jeni aty vetëm për para, edhe nëse kjo është arsyeja e vërtetë.

Siç e shihni humori hap shumë dyer, të cilat as nuk do t’i kishim imagjinuar pa të! /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

error: