5 gjëra që udhëheqësit nuk duhet t’i bëjnë në vitin 2022

5 gjëra që udhëheqësit nuk duhet t’i bëjnë në vitin 2022

Nëse je udhëheqës në një kompani, mbase e ke bërë planin se çfarë duhet të bësh këtë vit, por me shumë gjasa që nuk e keni bërë një listë tjetër se çfarë nuk duhet të bëni. Apo keni frikë nga ato gjëra? Epo, është më mirë që t’i dini që tani, sa nuk është ende vonë.

Ndaloni së menduari që dini gjithçka

Një pjesë e madhe e të qenit lider përfshin t’u japësh të tjerëve inkurajimin dhe hapësirën për të menduar për ide të reja, për të zgjidhur problemet dhe madje edhe për të dështuar ndonjëherë. Disa njerëz në role drejtuese nganjëherë e ndiejnë nevojën për t’u treguar të gjithëve pse dhe kush është në krye. Udhëheqës të tillë do të marrin vendime të nxituara pa u konsultuar me askënd dhe nuk pajtohen me idetë ose përgjigjet e njerëzve të tjerë. Kjo përfundon me një kulturë ku të gjithë të tjerët thonë “amen”.

Si udhëheqës, duhet të ndaloni së menduari se jeni më i zgjuari në atë vend pune! Mos harroni se keni një ekip njerëzish të zgjuar dhe të aftë dhe ata gjithashtu kanë diçka për të ofruar! Lejoni ata të kontribuojnë, të mendojnë, të ofrojnë zgjidhje dhe madje të dështojnë! Kjo i ndihmon të gjithë të rriten dhe të mësojnë se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Naloni se brengosuri që t’i pëlqeni të gjithëve

Kjo është një gjë tjetër që udhëheqësit duhet të ndalojnë së bëri nëse duan të jenë të suksesshëm në rolet e tyre. Do të jetë e vështirë t’i drejtosh njerëzit kur gjatë gjithë kohës përpiqesh t’i bësh ata të të pëlqejnë. Në këtë mënyrë nuk do t’i pëlqeni askujt dhe njerëzit do t’ju keqkuptojnë, gjë që është e vështirë që ta mbërrini nëse kërkoni popullaritet.

Sidoqoftë, duhet të jeni të gatshëm të merrni rreziqe të mëdha, të keni biseda të pakëndshme dhe të bëni atë që askush nuk dëshiron. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni indiferentë ose të silleni sikur nuk ju intereson. Thjesht do të thotë të bësh gjënë e duhur për të gjithë, pavarësisht se sa jopopullore janë veprimet e tua.

Mos e krahasoni suksesin tuaj


Si udhëheqës, e keni synimin për ta bërë ë të mirën dhe për ta përmirësuar veten gjithmonë e më shumë. Prandaj, udhëheqësit duhet të ndalojnë së krahasuari veten me të tjerët që kanë role të ngjashme. Secili e ka mënyrën e tij të suksesit. Kur të gjithë janë duke pasur sukses ju mund të dështoni, e kur ju te jeni duke korrur sukses të gjithë të tjerët mund të jenë duke dështura. Askush nuk është i përsosur, por më e mira që mund të bëjmë është të mësojmë nga çdo pengesë që hasim ose gabime që bëjmë. Gjëja kryesore është të qëndroni optimistë dhe të keni një qëndrim pozitiv.

Mos qëndroni më i vetmuar

Udhëheqja priret të jetë një udhëtim i vetmuar, por të ecësh vetëm në të nuk është domosdoshmërisht zgjidhja. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit nuk duhet të kalojnë gjithë kohën e tyre vetëm. Pavarësisht nëse e bëni nga mendjemadhësia ose sepse jeni introvertë, duhet të jeni në gjendje nganjëherë të përziheni edhe me të tjerët. Fundja ata kanë nevojë që t’i udhëhiqni.

Udhëheqësit e mirë e rrethojnë veten me njerëz për t’i mbështetur dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës për atë që bëjnë. Marrëdhëniet janë gjaku i çdo organizate dhe si lider, duhet të investoni në to për të hapur rrugën drejt suksesit. Në këtë mënyrë, njerëzit e tjerë, do të investojnë në udhëheqjen tuaj për mirë.

Mos i shtyni për më vonë bisedat e vështira

Nëse keni qenë në një rol udhëheqës për një kohë, atëherë e dini se gjithmonë ka një bisedë të vështirë për t’u bërë. Shtyrja e tyre ju bën shumë dëm sesa dobi, prandaj udhëheqësit duhet të ndalojnë shmangien e atyre bisedave të pakëndshme. Shumicën e kohës largimi nga këto biseda e bën problemin edhe më të madh sesa që është në të vërtetë.

Sigurisht, këto biseda janë të vështira për t’u bërë, por nuk mund t’i shmangni ato përgjithmonë. Është në rregull të marrësh pak kohë për të menduar për këtë dhe për t’u përgatitur për bisedën, në mënyrë që të shpresojmë që gjërat të shkojnë mire. Nëse bëni përgatitjen e nevojshme do të lehtësoheni që e keni bërë. Gjërat madje mund të shkojnë më mirë se sa pritej.

Kur ta keni lexur këtë artikull mbase e keni gjetur veten në shumicën prej këtyre veprimeve, prandaj shmangni ato dhe do të keni sukses më të madh gjatë këtij viti. /Akademi Pune.

Lexo edhe

Video