5.6 për qind e amerikanëve identifikohen si LGBT

5.6 për qind e amerikanëve identifikohen si LGBT

Një rekord prej 5.6 për qind e amerikanëve ose 18 milionë njerëz, identifikohen si lesbike, homoseksualë, biseksualë ose transgjinorë, tregoi të mërkurën një sondazh i Gallup.

Kjo rritje e konsiderueshme i atribuohet pranimit më të madh të komunitetit LGBT në shoqëri. Kjo është një rritje prej 24 për qind krahasuar me 2017, kur 4.5 për qind e të rriturve votuan për anëtarët e LGTB.

Anëtarët e “Gjeneratës Z”, të moshës 18 deri 23-vjeç, kontribuuan më së shumti në rritjen e këtij numri. 15.9 për qind e tyre deklarohen si LGBT. Shumica e komunitetit amerikanë të LGBT-së, 54.6 për qind identifikohen si biseksualë, 24.6 për qind homoseksualë, 11.7 për qind si lesbike dhe 11.3 për qind si transgjinorë.


Mbështetja për martesat e të njëjtës gjini, e legalizuar në vitin 2015, u rrit në 62 për qind, krahasuar me 2007 kur 36 për qind e amerikanëve mbështetën martesat e të njëjtës gjini.

Pjesë e sondazhit ishin 15.000 amerikanë gjatë vitit 2020. Në sondazh, 86.7 për qind e të rriturve deklaruan se ishin heteroseksualë, ndërsa 7.6 për qind refuzuan t’i përgjigjen pyetjes.

Gratë identifikohen më shumë si LGBT sesa burrat, 6.4 për qind krahasuar me 4.9 për qind.

Midis liberalëve politikë, 13 për qind e tyre deklaruan veten si LGBT, ndërsa midis konservatorëve ky numër është 2.3 për qind.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.