47 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

47 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

47 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga 625 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

17 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, nga 3 qytetarë në Fier, Dimal, nga 2 qytetarë në Durrës, Dibër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Lezhë, Krujë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Selenicë.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe

Video