43-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

43-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

Sot, kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 43 vjet që kur Shën Tereza kishte marrë çmimin Nobel për Paqe.

Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu ishte shpallur nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që kishte marrë pjesë në sallë e kishte pyetur Nënë Terezën se nga ishte.


“Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, kishte deklaruar ajo.

Atë ditë e gjithë bota e kishte mësuar se Shën Tereza ishte shqiptare. Ajo kishte hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e kishte mohuar origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.      

Ajo ksihte qenë nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, nënë që kishte mjekuar 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri. Ka qenë e vetmja në botë që kishte trajtuar 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, ishte kujdesur për 3,400 pleqë të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta. /KosovaPress/

Lexo edhe

Video