41 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

41 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 41 qytetarë me koronavirus nga janë kryer 341 testime dhe fatmirësisht asnjë me përfundim fatal.


Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 26. Deri më tani janë 261 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 275.615 raste, prej tyre 271.857 janë shëruar, 261 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.

Lexo edhe

Video