400 mijë euro investime për “Liman Gegaj” të Malishevës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate në “Facebook”, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se do të ketë më shumë se 400 mijë euro investime në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj”.

Ministri i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ishte prezent sot në Komunën e Malishevës, ku edhe nënshkroi memorandum bashkëpunimin së bashku me kryetarin Kastrati, raporton KosovaPress.

Qëllimi i këtij memorandumi do të jetë ndërtimi i infrastrukturës së stadiumit të qytetit në Malishevë.

Po ashtu, kryetari Kastrati tha se synimi i komunës përmes këtij bashkëpunimi me MKRS-në do të jetë përkrahja e të rinjve, si dhe trashëgimia kulturore.

“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”, tha Kastrati në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024