40 raste të reja me COVID-19 të mërkurën

40 raste të reja me COVID-19 të mërkurën

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 40 raste të reja me koronavirus nga 1039 testime dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 1.820.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.


Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Në total numri i rasteve aktive është 650.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Lexo edhe

Video