40 qortime për ngasësit me targa ilegale në Jarinje
Lexohet për: 2 min.
Mitrovica kufiri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qytetarët serbë të cilët në automjetet e tyre bartin targa nga e kaluara me akronimet KM dhe të qyteteve tjera të Kosovës, gjatë qarkullimit të tyre nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas përmes kufirit të Jarinjes, janë pajisur me dokumente qortimi nga Policia e Kosovës.

KosovaPress mëson nga burime brenda zyrtarëve në kufirin e Jarinjes se që nga fillimi i zbatimit të vendimit të qeverisë dhe deri në kohën kur po raportojmë janë shqiptuar rreth 40 qortime në këtë pikë kufitare.

Gjatë magjistrales Mitrovicë – Leposaviq – Jarinje, janë vërejtur automjete me pjesëtarë të KFOR-it në disa lokacione, ndërsa krejt pranë kufirit të Jarinjes po qëndrojnë pjesëtarë të EULEX-it.

Shumica prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, ndonëse prapa saj kanë thënë se nuk do t’i regjistrojnë automjetet me targa RKS. Këta të fundit kanë pohuar për KosovaPress se kanë pranuar qortimin për targat ilegale.

Ndryshe, sot ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës të Kosovës për targat ilegale, sipas të cilit serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor, si fazë e parë e konvertimit të targave në RKS, ndërkohë që situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për zgjatjen e afatit për implementimin e vendimit për targat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024