4 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

4 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se 4 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 444 nga 2680 testime të kryera.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 213, Elbasan 25, Vlorë, Kamëz, Durrës nga 19, Fier 17, Lushnje 16, Krujë 15, Vlorë 10 etj.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.


Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetare nga Puka 67-vjeçe, një qytetar nga Patosi 73-vjeç, një qytetare nga Lushnja 79-vjeçe, një qytetar nga Lezha 82-vjeç.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 171.790.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar  181.696 raste pozitive, prej tyre 171.790 janë shëruar, 7.032 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.874 pacientë.

Lexo edhe

Video

error: