397 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

397 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri me koronavirus janë regjistruar 397 raste të reja nga 4.935 testime dhe një person ka vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

146 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 28 në Durrës, Vlorë, 24 në Shkodër, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Elbasan, 13 në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.


Aktualisht janë 2.810 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54-vjeç nga Tirana.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.673 që nga fillimi i epidemisë. 

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 135.947 raste pozitive, prej tyre 130.673 janë shëruar, 2.810 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.464 persona.

Lexo edhe

Video