38 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

38 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 38 raste të reja me infeksionin koronavirus nga 206 testime dhe asnjë rast me përfundim fatal.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët  e fundit janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Deri më sot janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344.

Në total numri i rasteve aktive është 189.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Lexo edhe

Video