34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, deputetët e atëhershëm kujtojnë kushtet e mbajtjes së kuvendit
Lexohet për: 2 min.
akademia
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë kanë mbajtur konferencën shkencore “Zhvillimi i konstitucionalizmit shqiptar 1912-2024. Në 34 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë treguar për kushtet në të cilat ishin mbledhur dhe se ishin të rrethuar nga forcat policore e shërbimi sekret serb.

Nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Iljaz Ramajli theksoi se Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut i ka paraprirë unifikimi i plotë shqiptar.

Muharrem Shabani, i cili lexoi Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut theksoi se kuvendi i atëhershëm u mbajt në kushte të jashtëzakonshme e nën rrethimin e shërbimeve sekrete serbe.

Në këtë konferencë shkencore, ai shtoi se Deklarata Kushtetuese ishte pikënisje për kushtetutën dhe referendumin.

Për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, foli Ismet Salihu, i cili tha se gjatë dy muajve është punuar vetëm natën dhe në mënyrë ilegale.

Para 34 vitesh është miratuar Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e cila u shpall nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Ky është akti që shënoi hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës. Miratimi i Deklaratës Kushtetuese u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, të rrethuara nga forca policore serbe.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024