329 raste të reja me COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

329 raste të reja me COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia Veriore ka regjistruar 329 raste të reja me koronavirus.

Me 329 raste të reja numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në 197.091 që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 183.227 janë shëruar.


Nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me COVID 13 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.940 në total.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.924.

Që nga shpërthimi i epidemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.342.870 teste për COVID-19, përfshirë 3.045 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Lexo edhe

Video

error: