32-vjeçari shqiptar vritet në Ekuador në mes të restorantit

32-vjeçari shqiptar vritet në Ekuador në mes të restorantit

Një 32-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në Guayaquil mbrëmjen e së shtunës.

Viktima, i identifikuar nga mediat vendase si E. Dashi, po qëndronte në një restorant në zonën e Samborondon kur u qëllua disa herë nga një vrasës me pagesë.

Sipas autoriteteve, atentatori i cili mbante një buqetë me lule në duar, mbërriti në lokal dhe kërcënoi një punonjës që i kërkoi kartën e vaksinimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, kur vrasësi me pretendimin se do të dorëzonte disa lule, kërcënoi punonjësin e restorantit pasi i kërkoi kartën e vaksinimit.


Viktima ishte ulur në fund të biznesit, i cili në atë kohë ishte plot me klientë.

Brenda një harku kohor prej pesë vjetësh, katër shqiptarë janë vrarë në qytetin më të madh port të Ekuadorit, Guayaquil. Shumica e shqiptarëve të vrarë dyshohet se janë përplasur për linjat e trafikut ndërkombëtar të kokainës, në një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend.

Kur nuk ka përfunduar ende muaji janar, deri më tani, në zonën 8 Durán dhe Samborondón, janë regjistruar 74 vrasje./A2

Lexo edhe

Video