3100 qytetarë u vaksinuan sot, MSh-ja tregon se kush mund të imunizohet gjatë vikendit

3100 qytetarë u vaksinuan sot, MSh-ja tregon se kush mund të imunizohet gjatë vikendit

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në njoftimin për media thuhet se në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.


Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës.

MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave.

Më poshtë lista e qendrave aktuale të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Lista e qendrave të vaksinimit

NrKomunaLokacioni i vaksinimit
1.F. KosovëQKMF Fushë Kosovë
2KaçanikQKMF Kaçanik
3RahovecQKMF Rahovec
4ObiliqQKMF Obiliq
5VitiQKMF Viti
6Pejë Njësia e vaksinimit, 200 m larg QKMF, Pejë
7PodujevëQKMF Podujevë
8VushtrriQKMF Vushtrri
9MitrovicëQKMF Mitrovicë
10MalishevëQKMF Malishevë
11SuharekëQKMF Suharekë
12GjakovëQMF Ereniku Gjakovë
13DrenasQKMF Drenas
14PrizrenQKMF Prizren
15DragashQKMF Dragash
16KamenicëQKMF objekti i ri
17GjilanQMF Ramiz Cërnica
18PrishtinëSalla 1 Tetor
19JunikQKMF
20LipjanQKMF Lipjan
21FerizajQKMF Ferizaj
22H.ElezitQKMF Hani i Elezit
23.IstogQKMF Istog
24.KlinëQKMF Klinë
25.MamushëQKMF
26.NovobërdëQKMF
27.ShtimeQKMF Shtime
28.DeçaniQKMF Deçan
29SkenderajQKMF Skenderaj

Lexo edhe

Video

error: