31 vdekje për dy ditë, Kusari-Lila: Po ballafaqohemi me një realitet të paparë

31 vdekje për dy ditë, Kusari-Lila: Po ballafaqohemi me një realitet të paparë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas shtimit të numrit të rasteve me fatalitet nga COVID-19, ku vetëm brenda dy ditësh në vendin tonë u regjistruan 31 vdekje të reja.

Ajo në një postim në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga COVID-19, ndërsa të infektuarve u ka uruar shërim të shpejtë dhe kthim në familjet e tyre.


“Po ballafaqohemi me një realitet të rëndë dhe të paparë deri më tani, por sa më parë që adaptohemi realitetit të ri dhe masave mbrojtëse si pjesë e përditshmërisë, aq më parë e tejkalojmë këtë periudhë të rëndë. Mbaje maskën, mbaj distancën dhe higjienën personale”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kosova në dy ditët e fundit ka regjistruar numrin më të lartë në nivel ditor të vdekjeve me koronavirus që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars. Derisa dje u raportua për 16 raste, pothuajse i njëjti trend ka vazhduar edhe sot ku janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me përfundim fatal.  

Lexo edhe

Video

error: