30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte kundër popullsisë civile në Saradranë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte kundër popullsisë civile në Saradranë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile. 

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit E.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Është caktuar masa e paraburgimit  kundër të pandehurit E.B  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile, thuhet mes tjerash në njoftim.

Prishtinë, 21 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  E.B për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullsisë civile, e paraparë dhe sanksionuar me nenin 142 të LP-RSFJ-së ( Ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale).


Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit E.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale  dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, që do të pengonte rrjedhë  e procedurës penale.

I pandehuri E.B dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të pa identifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre, në atë mënyrë që me datë 08.05.1999 në fshatin Saradranë e kishin sulmuar konvojin e popullsisë civile e cila po lëvizte nga komuna e Istogut në drejtim të Komunës së Klinës dhe kur arrijnë në fshatin Staradranë, ndalen nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i dyshuari, ashtu që fillimisht i plaqkisin civilët e më pastaj i ndajnë burrat nga grat, e më pastaj i sulmojnë duke i vrarë rreth 18 civilë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt, me ç ‘rast ishin vrarë viktimat civile, me këtë ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Video