3 viktima dhe 151 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

3 viktima dhe 151 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

151 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 824 testime, ndërsa kanë humbur jetën tre pacientë.

Më së shumti raste të reja serish janë shënuar në Tiranë- 71, Kavajë 12, Fier 10, Elbasan 9, Shkodër 8, Durrës 5, etj.

Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75-vjeçar dhe një 76- vjeçare nga Durrësi, dhe një 91-vjeçar nga Tirana, njofton Ministria e Shëndetësisë.


80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6.186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar gjithsej 10.406 raste, prej tyre 6.186 janë të shëruar dhe 3.901 janë ende raste aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 319 persona.

Lexo edhe

Video

error: