3 viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

3 viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime, nga të cilat 144 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, tre kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 65 të tjerë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 57-vjeçar nga Lushnja, dhe një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana.


Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 55, Fier 15, Elbasan 10.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar 11.816 raste, prej tyre 6.733 janë shëruar, 4.740 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 343 persona.

Lexo edhe

Video

error: