3 të vrarë dhe 6 të plagosur në një shkollë në ShBA

3 të vrarë dhe 6 të plagosur në një shkollë në ShBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gjimnaz të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 15-vjeçar ka vrarë 3 studentë dhe ka plagosur 5 të tjerë dhe një mësues.


I dyshuari për masakrën, një student në vitin e dytë, u arrestua nga policia. Sipas mediave amerikane, ai ka qëlluar me armë zjarri 20 herë.

Senatorja Rosemary Bayer shkroi në Twitter: “Lajmi për të shtënat në gjimnaz është i tmerrshëm. Përveç situatës me Covid-19, studentët tanë duhet të përballen tani edhe me traumën që iu shkaktua në një vend që duhet të jetë i sigurt për ta”, shkruan A2.

Lexo edhe

Video