3.5 milionë qytetarë të BE aplikojnë për qëndrim në Britani të Madhe

3.5 milionë qytetarë të BE aplikojnë për qëndrim në Britani të Madhe

Më shumë se 3.5 milionë qytetarë të BE kanë bërë kërkesë për të qëndruar në Britani të Madhe në kushtet e paraqitura pas referendumit, tha sot qeveria britanike.

Numri i përgjithshëm është i afërt me numrin e qytetarëve evropianë që jetojnë në Britani përpara referendumit të qershorit 2016 për largimin nga Bashkimi Evropian.

Kjo tregon se eksodi i parashikuar nga shumë politikanë dhe komentues të mediave nuk ndodhi, transmeton KosovaPress.

“Shifra prej 3.5 milionë është arritur dhe aplikimi mund të paraqitet deri më 30 qershor 2021, kjo është arsyeja pse kjo është ndërmarrja më e madhe e këtij lloji në historinë britanike,” tha Zyra e Brendshme.

“Qytetarët e BE-së janë një pjesë integrale e shoqërisë sonë,” tha Kevin Foster, ministër i Imigracionit.


“Ata janë miqtë tanë, familja dhe fqinjët, duke pasuruar kulturën dhe komunitetin tonë,” shtoi ai.

Foster tha që qeveria planifikon të paraqesë ndryshime në rregullat e imigracionit britanik në parlament të enjten.

Britania u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar.

Kryeministri Boris Johnson është zotuar të përfundojë negociatat për marrëdhëniet e ardhshme britanike me BE deri në fund të këtij viti.

Shumë analistë thanë se afati ishte i pamundur të përmbushej, madje edhe përpara se pandemia me koronavirus të detyronte të dy palët të kufizonin negociatat e tyre në nivele video konferencash.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.