293 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

293 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 293 raste të reja me koronavirus nga 1080 testime.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 172. Deri më tani janë 1.387 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim nëntë pacientë.


Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 dhe janë shëruar 149 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  278.504 raste, prej tyre 273.620 janë shëruar, 1.387 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.497 pacientë.

Lexo edhe

Video