“28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora  
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti Shqiperi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar 28 nëntorin, nga Vlora, vendi ku 112 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Ai ka thënë se sot kjo ditë festohet “me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën”.

“E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka marrë pjesë në shënimin e festës së pavarësisë të organizuar nga institucionet e Shqipërisë.

Ai ka ndarë fotografi ku shihet bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali

“112 vjet më parë, në Vlorë shqiptarët u bënë bashkë. Idealet, parimet dhe synimi për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, ishin ç'ka bashkuan mendimtarë e veprimtarë patriotë të kombit më 28 Nëntor 1912. Na lanë një trashëgimi historike e detyrë kombëtare, që atdheun ta duam, ta mbrojmë, ta përparojmë”, ka shkruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025