Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

27 vjet pas vdekjes Kurt Cobain i reziston kohës

27 vjet pas vdekjes Kurt Cobain i reziston kohës

Njëzeteshtatë vjet nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për “artistin e përjetshëm”.

”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës në vitet ’60-ta.

Autori ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga e kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rok ishte bërë një fenomen global në më pak se tri vjet.

“Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij se sa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur të muzikës së zhanrit rok.


Në librin e tij “Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobain”, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.

“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, tha Goldberg duke shtuar se Cobain  reflektonte cenueshmëri dhe afrimitet si rrallë kush.

Për të, muzika e Kurt Cobain vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që është lindur pas vdekjes së tij.

“Ai është një artist vepra e të cilit është e përjetshme”, tha Danny Goldberg që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit “Nevermind”, që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës.

Lexo edhe

Video

error: