26 viktima dhe 722 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

26 viktima dhe 722 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 5865 teste të kryera janë regjistruar 722 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 302 vetëm në Shkup.


Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 pacientë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 574 pacientë, transmeton Alsat. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 178.879 raste, prej të cilëve 157.868 janë shëruar, kurse 6.013 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 14.998 raste aktive me virusin korona.

Lexo edhe

Video