Një objektiv për të dy skuadrat, formacionet zyrtare të Porto-Atletico Madrid

Një objektiv për të dy skuadrat, formacionet zyrtare të Porto-Atletico Madrid

Porto dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë sonte përballjen vendimtare dhe njëkohësisht do ta mësojnë fatin e tyre nëse do të jenë në mesin e skuadrave që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Të dy këto skuadra janë në luftë për vendin e dytë në grupin G. Skuadra portugeze ka pesë pikë në vendin e dytë, kurse ajo spanjolle një më pak në vendin e katërt, transmeton KosovaPress.

Edhe gjiganti italian Milani është e përfshirë në këtë luftë me katër pikë në vendin e tretë, derisa vendin e parë tashmë e ka të siguruar Liverpooli me 15 pikë.


Këto janë formacionet zyrtare:

Porto: Costa, Mario, Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujic, Vitinha, Otavio, Diaz, Taremi, Evanilson

Atletico Madrid: Oblak, Vrsjalko, Kondogbia, Hermoso, Carrasco, Koke, Paul, Llorente, Lemar, Griezmann, Suarez

Lexo edhe

Video