Derisa nëpër qytete të ndryshme të Kosovës po shënohet 25 vjetori i përfundimit të luftës në Kosovë, qytetarët shqiptarë të veriut, por edhe të Mitrovicës në përgjithësi, nuk e ndjejnë aromën e plotë të lirisë, për shkak se siç thonë ata, qyteti i tyre nuk është çliruar plotësisht asnjëherë dhe vazhdon të mbetet i okupuar.
Emir Azemi, qytetar nga veriu i Mitrovicës, ka thënë për KosovaPress se paslufta ka qenë një luftë më e madhe sesa vetë lufta për banorët e veriut.
Ai tha se aroma e lirisë që ndihet në Prizren, nuk është e njëjtë edhe në Mitrovicën Veriore.
Edhe Maliq Sylejmani, një banor tjetër nga veriu i këtij qyteti, theksoi se i mungon ndjesia e festës së çlirimit të Kosovës, për shkak të rrethanave që ekzistojnë në qytetin e Mitrovicës.
Sipas tij, pjesa e okupuar e Mitrovicës nuk çlirohet me polici, por duhet një zgjidhje politike dhe mbështetje ndërkombëtare.
Derisa për këta të fundit tha se po vazhdojnë ta mbajnë peng hapjen e urës kryesore të Ibrit, ai fajësoi të gjitha qeveritë e deritashme se nuk kanë punuar si duhet në këtë drejtim, por vetëm për interesa të tyre personale.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...