25 vjet burg për Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën e tij

25 vjet burg për Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën e tij

24 vjet e 6 muaj burg është vendosur për Pjetër Ndrecaj që vrau gruan dhe vajzën e tij. Ai po ashtu është dënuar edhe me një vit burgim për armëmbajtje pa leje.

“Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit P. N. për dy vepra penale, “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“P. N. është dënuar me njëzet e katër (24) vjet burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij dhe me një (1) vit burgim për armëmbajtje pa leje”, njoftojnë nga Gjykata Themelore.


“I akuzuari P.N. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vjet e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 07 gusht 2018. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej dyqind (200) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej dyqind (200) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, tregojnë nga Gjykata.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit P. N., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e vëllezërve të familjes së viktimës, ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N. 

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim.

Lexo edhe

Video

error: