Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

25 vite burg për të akuzuarin për vrasjen e Kujtim Veselit

25 vite burg për të akuzuarin për vrasjen e Kujtim Veselit

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O. për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dhunim” ndaj të miturit Kujtim Veseli në Fushë Kosovë.

I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 25 vite për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dhunim”, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16.07.2019.


I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veseli të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: