24-vjetori i masakrës në Krushë të Vogël, kërkohet drejtësi për të vrarët e të zhdukurit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas Krushës së Madhe në Rahovec, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit sot ka bërë homazhe edhe në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit.

Me këtë rast, Osmani ka theksuar se nuk do të ndalen asnjëherë duke kërkuar drejtësi për të gjithë të vrarët e të zhdukurit nga Serbia.

Ajo ka thënë se kurrë nuk do të falen krimet që janë kryer kundër popullit të pafajshëm të Kosovës.

"Edhe sot 60 nga më të dashurit tuaj janë në mesin e të zhdukurëve më dhunë, njësoj sikur edhe mbi 1 mijë e 600 të tjerë në gjithë Kosovën. Kjo mbetet një ndër plaget më të thella, të hapura të vendit tonë dhe me ngul e vendosmëri do të bëjmë çmos e nuk do të ndalemi asnjëherë, duke kërkuar që ta zbardhim fatin e tyre, sepse paqja e qëndrueshme, jo vetëm në Kosovë, por gjithë Ballkanin Perëndimor është i mundur vetëm atëherë kur zemrat e nënave të gjejnë qetësi, e zemrat e neve të Kosovës ende nuk kanë qetësi, sepse mbi 1 mijë e 600 qytetarë tanë, akoma janë të zhdukur me dhunë. Lufta për lirinë e Kosovës ka qenë e drejtë, luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, prandaj kjo është e vërteta e vetme, e vërtetë për një populli që ka sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit", ka thënë Osmani.

Kryetari i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, në një fjalë rasti ka lexuar një mesazh nga një vajzë, që ka humbur më të dashurit e saj, përmes të cilës kërkon drejtësi për familjarët e saj.

Hoti para të pranishmëve është shprehur se do luftojnë për zbardhur fatin e gjithë të pagjeturëve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur se dëshmia më e mirë e lirisë është gjaku i të rënëve për liri.

Kryetarja e fshatit në Krushë të Vogël, Shpresa Shehu ka kujtuar gjithë dëshmorët e rënë për liri, në mesin e tyre edhe të zhdukurit që ende nuk dihet për fatin e tyre./E.Krasniqi

https://kosovapress.com/admin/hoti-te-renet-e-krushes-jane-themeli-i-shtetit-tone-per-liri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024