22 vjet e 6 muaj burgim ndaj dy personave për grabitje

22 vjet e 6 muaj burgim ndaj dy personave për grabitje

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.G, V.S dhe L.H shtetas të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, B.G dhe V.S, akuzohen për 8 vepra penale të kryera në bashkëkryerje grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurin e B.G edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve  nga neni 366  paragrafi 1 të KPRK, ndërsa të pandehurin L.H për shkak të veprës penale të kryer në vazhdim blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.


Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilat i ngarkon akuza, të pandehurin B.G, e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër njëmbëdhjetë (11) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro. Të pandehurit V.S iu shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro, ndërsa i pandehuri L.H u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në periudhën kohore prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit  nuk kryen vepër tjetër penal.

Të pandehurit nga kohë e pa caktuar deri në mars të vitit 2020, në bashkëkryerje kanë kryer tetë (8) vepra penale të grabitjes, në disa pompa të derivateve dhe auto sallon. Të pandehurit me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, në bashkëkryerje kanë përvetësuar  pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes ti sjellin përfitim pasosur të kundërligjshëm. Ndërsa i pandehuri tretë në vazhdimësi ka blerë sendet e përfituara me kryerjen e veprës penale edhe pse e ka ditur se të njëjtat janë përfituar me kryerje e veprës penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Lexo edhe

Video

error: