22 raste të reja me COVID sot në Shqipëri

22 raste të reja me COVID sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 22 persona me koronavirus.

Nga 413 testime të kryera gjithsej, të infektuar me COVID-19 janë konfirmuar 12 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga një qytetar në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 467 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.


Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

37 qytetarë të tjera janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327.083 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 331.139 raste pozitive, 327.083 janë shëruar, 467 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.589 pacientë.

Lexo edhe

Video