21 viktima dhe 1,278 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

21 viktima dhe 1,278 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 21 kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa janë shënuar edhe 1.278 raste të reja.

“Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Në total numri i rasteve aktive është 26.534”, thuhet në raportin e MSh-së.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edhe

Video