21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje më të rëndë

21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje më të rëndë

Kosova ka shënuar rënie të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Për çka është ulur edhe numri i pacientëve që po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës.

Në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19. 13 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa katër janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.


Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Pejës.

Kurse aktualisht në gjithë vendin, janë 2 mijë e 987 raste aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste.

Lexo edhe

Video

error: