Foshnja e parë e lindur në vitin 2024 në Kosovë është djalë.
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë vizituar në orët e pasmesnatës Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ata me këtë rast janë takuar me nënat, të cilat lindën foshnjat pak çaste para ndërrimit dhe pas ndërrimit të mot-motit.
Ai me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që 2024-ta të jetë një vit me shumë punë e suksese, teksa premtoi edhe mbështetje më të fuqishme për sektorin e shëndetësisë.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj ka folur për gjendjen e nënës që lindi fëmijën e parë në vitin 2024 në Kosovë, duke thënë se ajo dhe fëmija janë mirë.
Ndryshe, gjatë kësaj vizite ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk është deklaruar për media. Kujtojmë, vitin e kaluar fëmija i parë në Kosovë që u lind ishte vajzë./Z.Zeneli