19-vjeçarja vdes pas goditjes nga çekani në kokë gjatë stërvitjes

19-vjeçarja vdes pas goditjes nga çekani në kokë gjatë stërvitjes

Aspiruesja olimpike e hedhjes së çekanit, Alegna Osorio ka vdekur sot prej plagëve të marra gjatë një aksidenti në stërvitje, njofton instituti kombëtar i sporteve të Kubës.

19-vjeçarja ishte goditur tragjikisht nga një çekan i lëshuar prej kolegeve të saj në një fushë sportive në Kubë, në muajin prill.

“Ne ndajmë këtë dhimbje të rëndë me familjen e saj,” tha Osvaldo Vento, president i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës.


Osorio ishte renditur e katërta në olimpiadën e të rinjve në Buenos Aires 2018 dhe kishte fituar një medalje bronzi në kampionatin Pan-Amerikan për nën-20-vjeçarë dy vjet më parë.

Vdekja tragjike e adoleshentes u shënua sot dhe në “Tokio 2020”, dhe hedhës të çekanit me homazhe në rrjetet sociale.

“I dërgoj dashuri familjes së saj në këtë kohë të vështirë. Kjo është diçka shumë e trishtuar,” shkruan hedhësja amerikane e çekanit, Gwen Berry.

Video