19 raste të reja me koronavirus dhe 24 të shëruar

19 raste të reja me koronavirus dhe 24 të shëruar

Në 24 orët e fundit në Kosovës janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, prej tyre 14 vetëm në Komunën e Vushtrrisë.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 253 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.


Sot  janë shëruar 24 pacientë duke çuar totalin në 871 raste.

Nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.142 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 

Lexo edhe

error: