188 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

188 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.245 teste prej të cilave 188 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.


Numri më i lartë i tyre është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 123.

Nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë për 119 pacientë të shëruar dhe tre të tjerë të cilët kanë humbur betejën me COVID-19. /Alsat.mk

Lexo edhe

Video