18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë raportuar 18 viktima të reja si pasojë e COVID-19 dhe 389 raste të reja nga 2.633 testime, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup dhe Manastir 33.


Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 317 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar  212.220 raste, prej tyre 196.249 janë shëruar dhe 7.436 kanë vdekur.

Lexo edhe

Video